TAGS-AT E JAVËS

Kosova29 Maj 2023, 15:46

Lista Serbe në negociata me KFOR-in: Policia e Kosovës të zëvendësohet nga forcat tuaja

Shkruar nga Pamfleti

Lista Serbe në negociata me KFOR-in: Policia e Kosovës të

Përfaqësuesit e Listës Serbe, Igor Simiç dhe Dragisha Milloviç, biseduan me kolonelin e paqeruajtësve amerikanë të KFOR-it në Zveçan dhe kërkuan që policët e Kosovës në këtë komunë të zëvendësohen nga KFOR-i.

Situata në Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok mbetet e tensionuar, pasi grupe serbësh lokalë janë mbledhur para objekteve komunale për të kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë.

"Mund të them se ka qenë vërtet një bisedë korrekte, se koloneli e kupton situatën në të cilën jemi të gjithë. Kërkesa jonë ka qenë që njësitë speciale të tërhiqen nga ndërtesa e komunës, të largohen nga ndërtesa e komunës dhe sigurinë ta marrë KFOR-i. Ai [koloneli] po flet tani me komandantin e përgjithshëm të KFOR-it për kërkesën tonë", tha Millovië para protestuesve.

"Presim përgjigje se çfarë do të na thotë koloneli amerikan i KFOR-it", shtoi ai.

protesta kosove lista serbe kfor

Lini një Përgjigje