Kosova 4 Dhjetor 2023, 18:37

Tjetër rast dhune në Kosovë/ Burri rreh gruan shtatzënë, fëmija lind para kohe!

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër rast dhune në Kosovë/ Burri rreh gruan

Një tjetër ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në Kosovë, ku një grua shtatëzënë është dhunuar nga bashkëshorti. Sipas mediave në Kosovë, bëhet me dije se dhuna e ushtruar ndaj gruas shtatzënë, është bërë shkak edhe për lindjen e parakohshme të saj.

E dhunuara është vetëm 22-vjeç, ndërsa raportohet se gjendja e saj shëndetësore momentalisht është e stabilizuar.

Në një reagim për mediat, Qendra Klinike Universitare e Kosovës shprehet se ngjarja është referuar në polici, ku po kryhen dhe veprimet proceduriale.

Lidhur me rastin janë njoftuar organet e rendit. Policia ka qëndruar aty derisa është kryer lindja. Ata tani janë duke u marrë me burrin e saj. Gjendja e saj është stabile. Duhen edhe disa analiza shtesë. Kjo dyshohet se ka ardhu si pasojë e dhunës”, tha drejtori i klinikës për mediat.

Kjo ngjarje e rëndë vjen pas vrasjes së një tjetër gruaje në Kosovë me porosi të burrit të saj dhe shumë rasteve të ngjashme të dhunës të ndodhura në trevat shqipfolëse.

kosovë dhunë grua