TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Gusht 2025, 12:00

U zgjodh kryetar i Kuvendit, Dimal Basha: Partitë i kemi ndryshe, Kosovën e kemi bashkë

Shkruar nga Pamfleti

U zgjodh kryetar i Kuvendit, Dimal Basha: Partitë i kemi ndryshe,

Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, u shpreh se ndjen përgjegjësinë e madhe që i është besuar nga deputetët e vendit.

Gjatë fjalës së tij në seancë plenare, ai deklaroi se Republika e Kosovës është e ndërtuar mbi sakrifica, ndërsa shtoi se ngërçi politik i këtyre muajve, i shërbeu demokracisë.

“Sot kjo republikë qëndron e pavarur edhe falë ndihmës së shteteve mike në krye me SHBA-në. Ka disa muaj që ky Kuvend është ballafaquar me një sfidë që nuk e ka parë më herët. Por mos harroni, që me gjithë betejat, besoj që ka qenë shkollë që i ka shërbyer demokracisë dhe emancipimit të shoqërisë”, ka thënë ai.

Kryetari i ri i Kuvendit i ka bërë thirrje partive politike për bashkëpunim dhe unifikim.

“Shumica prej nesh dallojmë me parti por qytetarët presin që të jemi të bashkuar në objektivat tona, si zhvillimi ekonomik, forcimi i së drejtës e mbi të gjitha mbrojtja e integritetit territorial”, u shpreh Dimal Basha.

Ai ka vlerësuar punën e bërë në veri të vendit, duke thënë se është minimizuar krimi në atë pjesë. Sipas tij, mbrojtja e republikës është detyrë e të gjithëve, ndërsa i ka bërë thirrje Serbisë që të sillet në mënyrë demokratike.

Lini një Përgjigje