Kosova 1 Qershor 2023, 07:39

Udhëheqësit e BE-së diskutojnë sot për situatën në veri të Kosovës, serbët nuk tërhiqen nga protestat

Shkruar nga Pamfleti
Udhëheqësit e BE-së diskutojnë sot për situatën
Liderat e BE

Protesta e qytetarëve serbë në veri të Kosovës kundër  kryetarëve të rinj shqiptarë në komunat e tyre do të vijojë edhe sot. Ajo djeshme u mbyll me disa incidente të vogla në Zveçan.

Mësohet se sot po ashtu udhëheqësit e 27 vendeve të BE dhe të 20 vendeve të tjera evropiane të mblidhen në Kishinjv të Moldavisë për të diskutuar një seri çështjes, kur mes tyre edhe tensionet në Kosovë, raporton Reuters.

Pas takimi të djeshëm me Kurtin në Bratislavë, shefi i politikës së jashtme të BE, Joseph Borrel, pritet që sot të takojë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Borrel përmes një reagimi në Twitter tha se na duhet shtensionim urgjent dhe zgjidhje përmes dialogut. Ai shtoi se situata në veri të Kosovës është “e rrezikshme dhe e paqëndrueshme”.

Na duhet ç’tensionim urgjent dhe zgjidhje përmes dialogut”, tha ai.

Policia e Kosovës njoftoi dje se është lënduar një zyrtar policor në veri, si pasojë e sulmeve me mjete të forta. Sipas komunikatës, protestat e serbëve lokalë në komunat veriore, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, kanë qenë të qeta, por në orët e pasdites disa persona të dyshuar kanë hedhur gurë drejt makinave policore.

Policia ka përmendur se gjatë ditës disa “grupe kriminale” i kanë penguar disa gazetarë në kryerjen e detyrave të tyre, dhe automjetet e tyre janë vandalizuar. Ajo u ka bërë thirrje protestuesve që të përmbahen nga dhuna.

Në një intervistë për median italiane “La Repubblica”, komandanti i KFOR-it, Angelo Michelle Ristuccia, ka deklaruar se po të mos ndërhynte KFOR-i në veri, ‘tani do të ishim duke mbajtur zi për të vdekurit’. Ai ka thënë se në Zveçan ka pasur njerëz të cilët ‘me qëllim e kanë nxitur turmën’ e banorëve serbë, të mbledhur prej 4 ditësh para Komunës.

Kokëfortësia e autoriteteve vendore shqiptare për të mos vepruar sipas indikacioneve të marra nga partnerët perëndimorë, ka dobësuar shumë ekuilibrin’, tha Ristuccia.

Ai garantoi se asgjë nuk ka ndryshuar për KFOR pas përleshjeve të 29 majit. “Mandati i rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbetet i pandryshuar. Dhe ne jemi gati për çdo rast”, tha komandanti Ristuccia.

Kreu i Listës Serbe u përpoq të negocionte me ushtarët e KFOR në mënyrë që të shtrinin perimetrin e sigurisë jo vetëm në rrethimin e komunës, ku ndodhi incidenti ditën e hënë por edhe në dy kryqëzime të tjera, në mënyrë që policia e Kosovës mos afrohej dhe të përshkallëzoheshin tensionet.

Ushtarët e KFOR refuzuan dhe përforcuan masat e sigurisë duke vendosur tela me gjemba. NATO shtoi edhe 700 forca për sigurinë në veri dhe një batalion tjetër është në gjendje gatishmërie të lartë.

Protestuesit shpalosën një flamur gjigant të Serbisë rreth 200 metra të gjatë ndërsa në sfond ishin këngë nacionaliste. 

Përfaqësuesit e listës serbe u shfaqën në sheshe me simbole etnike dhe me këngë nacionaliste serbe. Mes atyre që këndonin ishte edhe Goran Rakiç, kryetari i Listës Serbe. Ata shprehen se do të vijojnë të protestojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre, tërheqjen e kryetarëve shqiptarë dhe largimi i njësive speciale.  Ata shprehen se do të vijojnë të protestojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre, tërheqjen e kryetarëve shqiptarë dhe largimi i njësive speciale.

Kurti të mos pushtojë veriun, kërkesat e listës janë të njëjta. Të largohen trupa  policor të Kosovës, të mos paraqiten në zyrë kryetarët dhe të lirohen të arrestuarit”, ishte mesazhi i tyre.

Simbole u shfaqën edhe për KFOR ku një protestuese mban një bluzë ku shkruan "KFOR-i vrasësi", para objektit të komunës në qytetin e Zveçanit. Gjatë natës janë arrestuar dy serbë në veri të Kosovës pasi gjatë kontrollit të policisë në automjetin që drejtonin janë gjetur pajisje të kundërligjshme, emblema me simbole nacionaliste, dokumentacione etj. Pjesë e sulmeve kanë qenë edhe gazetarët shqiptarë që ndodhen atje për të raportuar zhvillimet. Një prej gazetarëve të Kosovës goditet me grusht në bark. 

Për këtë situatë në veri, ka pasur reagime edhe nga ndërkombëtarët. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron foli në Forumin e Sigurisë në Bratislavë, ku mbajti anën e Serbisë duke thënë se Kosova ka përgjegjësi për trazirat.

Edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken kërkon që palët të ulin menjëherë tensionet. Albin Kurtit i thotë t’i sigurojë kryetarëve të rinj vende të tjera jashtë komunave për të kryer detyrën dhe të tërheqë policët nga godinave ndërsa presidentit serb Aleksandër Vuçiç i thotë se duhet t’i bëjë thirrje serbëve që të përmbahen nga dhuna.

Kosova dhe Serbia duhet menjëherë të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE”, shkroi Blinken ndër të tjera.

protestat në veri