TAGS-AT E JAVËS

Kosova25 Shtator 2023, 13:25

Vjosa Osmani i jep urdhrin “Heroi i Kosovës” për policin Afrim Bunjaku

Shkruar nga Pamfleti
Vjosa Osmani i jep urdhrin “Heroi i Kosovës” për policin
Presidentja Vjosa Osmani me dy djemtë e efektivit të vrarë, Afrim Bunjaku

Ditën e sotme gjatë një mbledhjeje komemorative të mbajtur në Prishtinë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë urdhrin “Heroi i Kosovës”, për policin Afrim Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator nga terroristët serbë në veri të vendit.

Urdhëri në nderim të policit të vrarë iu dha familajrëve të cilët ishin të pranishëm në ceremoni.

Në fjalën e saj, presidentja deklaroi se urdhri i Heroit të Kosovës, i jepet rreshterit Afrim Bunjaku për rënien heroike në mbroktje të vendit.

“Në emër të qytetarëve i ndaj urdhrin “Heroi i Kosovës”, rreshterit Afrim Bunjaku. Ai ka rënë heroikisht në mbrojtje të vendit”, deklaroi presidentja.

Në mbledhjen komemorative morën pjesë krerët më të lartë shtetëror të Kosovës, ambasadorët e vendeve partnere si dhe qytetarë.

Kujtojmë se polici Afrim Bunjaku u vra gjatë një sulmi të organizuar nga grupet terroriste serbe në Zveçan. Policia mundi të arrestonte 6 nga sulmuesit, ndërkohë që 3 të tjerë u vranë gjatë rezistencës për të mos u dorëzuar.

Gjatë operacionit për kapjen e tyre u plagos dhe një tjetër efektiv i Policisë së Kosovës.

afrim bunjaku osmani

Lini një Përgjigje