Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk do të marr pjesë në protestën e organizuar në Tiranë.
Sipas A2 CNN, Presidencës konfirmojnë udhëtimin e Osmanit drejt Shqipërisë, por për arsye personale që nuk lidhen me organizimin e protestës.
Këtë të premte, 17 tetor, në orën 17:00 do të zhvillohet protesta në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në kryeqytet në sheshin Skënderbej.
Ngjarja, e organizuar nga komuniteti i ish-pjesëtarëve të UÇK-së, synon të bëjë thirrje për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, aktualisht të burgosur në Hagë.
Pjesëmarrës në tubimin “Drejtësi për Çlirimtarët” do të jenë edhe ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu dhe lideri politik maqedonas, Ali Ahmeti.
Drejtuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, deklaroi më 15 tetor, në një intervistë ekskluzive për Klan News se kjo protestë ka karakter të qartë kombëtar. Ai tha se “60 mjete do të vijnë nga Kosova për të marrë pjesë në tubim”.
Teksa pritet që numri i pjesëmarrësve të jetë i lartë, një ditë para këtij tubimi, më 16 tetor, u duk sikur ajo ndjenja e flaktë e patriotizmit dhe kërkesës për drejtësi, u fut në një vorbull politike.
Ishte një postim në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), e drejtuar nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, që ngjalli replika e diskutime.
LVV hodhi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama lidhur me qëndrimin e dikurshëm të këtij të fundit ndaj Gjykatës Speciale në Hagë. Por jo vetëm! U godit në një farë forme politika e Shqipërisë në raport me këtë çështje, ku theksohej “se mundësitë kanë qenë që shqetësimet të ngriheshin në forume të mëdha ndërkombëtare, e jo në sheshin Skënderbej”…Lexo më shumë
Nuk vonoi përgjigja e kreut të qeverisë shqiptare, Edi Rama.
Theksoi se ai e ka mbështetur ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe tre ish-krerët e tjerë të UÇK-së, kudo dhe kurdo, gjë të cilën sipas tij nuk e ka bërë Lëvizja Vetëvendosje apo vetë Albin Kurti.
Sot duket SE Kush Jan nguli thicken mbas shapin Kosoves e KY na Keneka vojevoda bim kuretevici me rracet e tij