TAGS-AT E JAVËS

Kosova17 Prill 2026, 14:51

Vrasja e Liridona Ademajt, prokuorja zbulon dëshminë prekëse të djalit të viktimës: Hajduti futi dorën dhe ia bëri mamit bam

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Liridona Ademajt, prokuorja zbulon dëshminë prekëse

Në gjyqin për vrasjen e Liridona Ademajt, Prokuroria Themelore në Prishtinë kërkoi dënim me burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën.

Sipas përfaqësueses së akuzës, Murseli ka organizuar dhe planifikuar vrasjen me qëllim përfitimi financiar dhe motive të tjera, duke krijuar një skenar që paraqitej si grabitje. Në këtë skemë, viktima është trajtuar si pasojë e planit të ndërtuar.

Aktakuza përcakton rolet e secilit të akuzuar. Murseli ngarkohet me planifikimin e krimit, Plava me ekzekutimin e vrasjes, ndërsa Kokalla me ndërmjetësimin mes tyre.

Gjatë seancës, prokuroria paraqiti edhe elemente nga dëshmi që lidhen me fëmijët e viktimës, të dhëna në prani të specialistëve gjatë një vizite jashtë vendit. Sipas prokurores, djali i madh ka deklaruar, “Hajni i futi dorën dhe ia bëri mamit bam”.

Po ashtu, në proces dëshmoi edhe vëllai i viktimës, i cili përshkroi mënyrën e organizimit të ngjarjes sipas njohurive të tij.

Ngjarja ka ndodhur në nëntor të vitit 2023. Gjykata ka caktuar datën 21 prill, ora 13:30, për shpalljen e vendimit ndaj të akuzuarve. 

 

vrasja e liridona ademajt naim murseli

Lini një Përgjigje