Një person i tretë është arrestuar për vrasjen e 33-vjeçares, Liridona Murseli të ndodhur në Prishtinë, më 29 nëntor. Sipas medieve në Kosovë bëhet fjalë për Kushtrim Kokallën, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Pas arrestimit të bashkëshortit të viktimës, Naim Murseli dhe vrasësit të Liridonës, Granit Plava dhe zbërthimit të tyre para grupit hetimor, duket se është bërë i mundur arrestimi i një bashkëpunëtori të tretë në vrasje.
Kujtojmë se pak minuta pas arrestimit, bashkëshorti i Liridonës ka pranuar se ka porosit vrasjen e bashkëshortes te Granit Plava për një shumë prej 30 mijë eurosh. Nga të cilat 15 mijë Naimi ja kishte dorëzuar vrasësit, ndërsa pjesën tjetër i ishte premtuar t’ia jepte më vonë.
Kujtojmë se mbrëmjen e 29 nëntorit, Liridona Murseli bashkëshortja 33-vjeçare e Naim Murselit, ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit mbeti e vrarë pas asaj që fillimisht u hetua si një grabitje.
Kjo pasi kështu rrëfeu atë mbrëmje, Naim Murselit para policisë, i cili ishte me bashkëshorten në makinë.
Ai u tha hetuesve se ndodhej bashkë me gruan dhe fëmijët në veturë, kur papritmas u zunë pritë me një tjetër automjet disa grabitës, të cilët i plaçkitën. Murseli u ka thënë hetuesve se grabitësit fillimisht u kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat.
Më tej Murselin ka deklaruar se ka mundur t’i largojë fëmijët nga makina, por aty mbeti bashkëshortja e tij, e cila fatkeqësisht u vra me armë zjarri. Dëshmia e tij ka nxitur dyshime të forta se dhe ai mund të ketë qenë i përfshirë në vrasjen e bashkëshortes./Pamfleti
Lini një Përgjigje