Kosova 1 Dhjetor 2023, 21:38

Djali i tyre porositi vrasjen e bashkëshortes, familja Murseli detyrohet të “kyçë” derën; anulon pritjet për vdekjen e Liridonës

Shkruar nga Pamfleti

Djali i tyre porositi vrasjen e bashkëshortes, familja Murseli detyrohet

Familja Murseli ka mbyllur dyert e mortit. Pas lajmit se ishte djali i tyre ai që vrau Liridonën, të afërmit e tij janë detyruar të njoftojnë se kanë anuluar pritjet, duke dëshmuar se ngjarja i ka turpëruar jashtë mase.

Babai i Naimit, Shaban Murseli, ka njoftuar se e vizitat janë anuluar “për shkaqe familjare”.

Shokë dhe miq, për shkaqe familjare me keqardhje e bëjmë anulimin e të pamës. I falënderojmë gjithë pjesëmarrësit në varrim”, ka shkruar ai në Facebook.

Policia dhe prokuroria zbuluan se 33-vjeçarja u vra me porosi të bashkëshortit. Ai kishte paguar 30 mijë euro një bashkëfshtar të kryente krimin.