Kosova 8 Dhjetor 2023, 15:38

Vrasja e Liridonës kthehet në arenë skenarësh vrasjesh, Klodiana Lala: Dyshoj edhe te babai i Naimit!

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Liridonës kthehet në arenë skenarësh vrasjesh,

Vrasja e 30-vjeçares Liridona Murseli në Prishtinë ka kaluar përtej kufijve të normales. Ngjarja tani po trajtohet si një garë, ku kushdo i cili ka hapësirë mediatike, del dhe thotë ‘skenarin’ e tij lidhur me mënyrën se si ka ndodhur vrasja. 

Sot gazetarja Klodiana Lala ka dal me një version tël ri ku shprehet se vrasja e Liridonës fsheh një mister shumë të madh, për faktin se ajo është kryer në mënyrë shumë të nxituar, teksa shtoi se nuk i beson babait të Naimit, pasi sipas saj, dalja e tij për media në një mënyrë aq të nxituar, të krijon idenë se ai ka dashur ta mbrojë të birin.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, ajo tha se ka pasur edhe tentativa të mëhershme të Naim Murselit për të ekzekutuar Liridonën dhe ngjarjen donte ta paraqiste si aksident.

Fakti që babai nxitoi të fliste për këtë çështje, më la një shije shumë të mirë. Më ngjall si një tentativë për ta mbrojtur të birin, Naimin. Kur kam shkuar në vendin e ngjarjes, aty jam bindur që nuk kishte të bënte me një grabitje, por që Naimi kishte urdhëruar vrasjen e gruas. Ka pasur tentativa, më rezulton që zbatimi i planit për vrasjen e Liridonës është vënë në jetë në nxitim e sipër.

Ka patur tentativa të mëhershme të Naim Murselit për ta ekzekutuar gruan. Njëherë për ta trajtuar si aksident, që e dinë edhe autoritetet në Kosovë. Nga biseda me Kukallën, kur ishte vënë në zbatim plani për vrasjen e Liridonës, nuk ka kaluar më shumë se një javë.

Dhe në biseda më ka vrarë veshin që thuhej se kjo punë duhet të kryhet sot. Liridona ka ditur një sekret shumë të madh. Se çfarë është kjo çështje, nëse lidhet me biznes, me politikë apo me njerëz të tjerë, nuk mund ta them”, është shprehur Lala.

klodiana lala murseli