TAGS-AT E JAVËS

Kosova25 Shkurt 2026, 20:55

Zgjedhja e Presidentit në Kosovë, Ilir Kulla: Osmani e ka të vështirë mandatin e dytë, mbështetja e Trumpit nuk i mjafton

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhja e Presidentit në Kosovë, Ilir Kulla: Osmani e ka të

Kosova është futur në procesin e dikutimit për emrin e ri të Presidentit të Republikës. Presidentja aktuale, Vjosa Osmani kërkon rizgjedhje por kryeminsitri Albin Kurti duket se nuk e mbështet një gjë të tillë, edhe pse mbështetja e tij sërish nuk do të mjaftontet për rizgjedhjen e saj. 

Një gjë të tillë e thotë edhe eksperti i sigurisë, Ilri Kulla, i cili thekson se Osmanit nuk i mjafton mbështetja e presidentit Trump, pasi ajo varet nga matematika e Kuvendit të Kosovë. Për Kullën, zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës mbetet një ekuacion i vështirë politik, ku kandidatja kryesore, Vjosa Osmani, përballet me një sfidë të madhe për të siguruar numrat e nevojshëm në Kuvend.

Kulla sqaron se sipas Kushtetutës së Kosovës, për zhvillimin e procesit të votimit për presidentin, në sallë duhet të jenë të pranishëm të paktën 80 deputetë. Ky kuorum paraqet pengesën e parë dhe më serioze për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk i disponon e vetme këto mandate. Eksperti thekson se qëndron rreziku që mungesa e këtij korumi të dërgojë vendin sërish në zgjedhje të parakohshme. 

Kulla vijon më tej duke thënë se ekuacioni për Osmanin komplikohet pasi ajo aktualisht nuk ka një parti të sajën, ndërsa ish-partia e saj, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), shfaqet kryesisht kundër kandidaturës së saj për shkak të zhvillimeve të brendshme politike. Madje eksperti shton më tej se edhe partitë e tjera opozitare nuk kanë shprehur vullnet për ta mbështetur, duke e lënë Osmanin në një pozitë të izoluar politikisht dhe pa mbështetjen e nevojshme për të siguruar votat. 

Pjesë nga intervista: 

-Pas pjesëmarrjes në bordin e paqes, por jo vetëm, të gjithë janë kurioz ose më saktë, kanë shprehur pak habi se, ëh, si ka mundësi që ka një, ka një lidhje të veçantë mes Vjosa Osmanit dhe presidentit Donald Trump. Lidhje të veçantë. Domethënë, duket se e ka shumë për zemër presidenten e Kosovës.

Ilir Kulla: Presidenti, presidenti Trump është duke i dhënë një endorsement Vjosa Osmanit, por kjo nuk mjafton për të bërë numrat. Sepse, shiko, mënyra se si është zgjedhur, se si zgjidhet presidenti i Kosovës, është o futen 80 deputetë në sallë, ose po nuk u futen 80 deputetë në sallë, votimi nuk bëhet dot. Pra, o do kemi zgjedhje të parakohshme, o do kemi president. Folësi 2: Mirë, mund të ketë një konsensus për Vjosa Osmanin. Harroje. Vjosa nuk ka parti të vetën. Partia nga e cila ka dalë nuk do ta shohë me sy pjesa më e madhe e tyre, për arsye të brendshme e të tjera. Partitë e opozitës nuk duan të digjen për Vjosa Osmanin. Kështu që, Albin Kurti nuk i ka numrat. Kështu që, është shumë e gjasë të bëhet nipi ose, nipi i Adem Jasharit, që të marri konsensusin e të gjithëve, meqë po flasim për konsensus të gjithë, sesa të bëhet Vjosa Osmani. Ose Vjosa pastaj, shkon vetë dhe mbledh firmat e deputetëve dhe ja çon kryeministrit Kurti. Se nuk e se e lë shumë shteg Kushtetuta e Kosovës. Po mos ndikohen nga kjo marrëdhënia me amerikanët, që Vjosa e ka mirë? 

-Në favor të Kosovës?

Ilir Kulla: Ti mendon se po të shkojë Bashkim Jashari që u duartrokit kur shkoi si kreu i ushtrisë së Kosovës, u duartrokit nga të gjithë ai senati aty, ti mendon se do ketë keq me Amerikën? Po atëherë ça? Pra, o i bën, shiko, në politikë të mban vota. Në politikë të mban vota. Në momentin që s'ke më votën, je jashtë politikës. Ndaj të thashë unë më përpara ty, kryeministri për sa kohë ka votat, duhet shpejt e shpejt ta bëjë. Se kur s'ke votat, a të kujtohet ty sa endorsement politik kishte Lulzim Basha nga perëndimorët këtu? Ai erdhi një moment që i kishte më shumë se të gjithë. Doli jashtë politikës, pse? Zero vota. Kështu që, zonja Osmani, sa ka mundësi që është në atë zyrë, të dali dhe të mbledhi firmat e 30 deputetëve, t'i shkojë Kurtit, t'i thotë, ja ku i kam firmat unë. Po në qoftë se zonja Osmani pret që firmat do ja mbledhi Kurti dhe zonja Osmani do t'i, do t'i shantazhojë me, me buzëqeshjet e bordit të paqes, nuk funksionon kështu. Sepse ata janë, ëh, ki parasysh që LDK-ja dikur ka qenë partia më e fortë e Kosovës. Sot LDK-ja është vetëm mbi AAK-në. Është bërë shumë periferike. Është bërë gati-gati si partia e Fatmir Mediu dikur në Shqipëri. Pra, edhe Vjosa nuk ka as votat e LDK-së. Se duhet një qëndrim politik i LDK-së të thotë, ne duam Vjosën dhe firmat tona janë këtu. Më kujton ngjarjen kur në 2007-ën, para 19 vjetësh, ne mblodhëm firmat e 20 deputetëve, e marrë vetë me atë punën, për Fatos Nanon president, dhe ndërkohë s'kishim Partinë Socialiste. Dhe u zgjodh Bamir Topi, që ne i dhamë atëherë gjashtë vota deputetësh, i cili kishte mbështetjen dhe firmat e Partisë Demokratike, se kështu ishte tek ne atëherë mënyra se si zgjidhej presidenti. Kështu që nuk është se ka një zgjedhje të thjeshtë si te ne me 71 vota dhe futet. Çfarë duhet të bëjë Kurti? Të shkojë në zgjedhje të parakohshme? Pse do shkojë, ai i fitoi zgjedhjet thellë. Thjesht zonjës i ka thënë, mblidhi firmat dhe unë ta kaloj. Në momentin që ti s'i mbledh firmat, ai që i mbledh firmat do ta votojmë në kuvend.

osmani presidente

1 Komente

  1. a
    astrit

    Kosova ka nevoje per stabilitet politik, partite te mos luajne me fatin e vendit.

    Lini një Përgjigje