Një lokal është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në periferi të Shijakut, duke u shkrumbuar pjesa më e madhe e tij.
Bëhet me dije se, pavarësisht se flakët janë evidentuar menjëherë, ndërhyrja ka qenë e vështirë, për shkak të përbërjes së lokalit.
Bëhet fjalë për një subjekt në zonën e quajtur Shahinaj në Shijak, ku pas ndërhyrjes është bërë dhe fikja e vatrës.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por paraprakisht dyshohet që të ketë qënë aksidental në një prej zonave të gatimit. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
Brenda lokalit të djegur në Shijak, mësohet po ashtu se janë shkrumbuar dhe shpendë e kafshë që ndodheshin aty. Sipas të dhënave, bëhet fjalë për papagaj dhe majmunë që mbaheshin brenda ambienteve të shkrumbuara.
Lini një Përgjigje