
Zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka folur sot në Komitetin për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian.
Ai është pyetur nga eurodeputetët edhe për Asociacionin e Komunave serbe.
Bislimi se marrëveshja e Brukselit e kërkon një mekanizëm që funksionon si institucion joqeveritar, e jo si autonomi për serbët.
“Marrëveshjet e kaluara që kanë të bëjnë me Brukselin si dhe plani i Ahtisaarit, nuk bëjnë thirrje për autonomi. Marrëveshjet e kërkojnë një mekanizëm që do të kërkoj koordinimin e komunave me shumicë serbe në formën e Asociacioni. Një institucion joqeveritar, e jo si autonomi territoriale në asnjë pjesë të vendeve, qoftë komunat në veri apo jug. Rreth 60% e pakicave jetojnë në komunat e jugut të Kosovës. Pjesa tjetër jeton në katër komunat në veri”, tha Bislimi në Bruksel.
Bislimi ka përsëritur qëndrimin për shuarjen e strukturave paralele në veri.
“Nëse Serbia thotë se nuk do ta bllokojë rrugën e Kosovës në arenën ndërkombëtare, pse shtetet mos-njohëse do ta bënin këtë. Ne llogarisim dhe na nevojitet mbështetja e parlamentarëve të BE-së”, deklaroi Bislimi.
Qeveria e Kosovës ka zbuluar detaje në lidhje me takimin e të hënës në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurtit dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
Përmes një njoftimi zyrtar qeveria e Kosovës bën me dije se në takimin trelateral u ra dakord që teksti i Propozimit të BE-së të mbetet i pandryshuar, edhe pse Serbia nuk u tregua e gatshme për ta firmosur.
Në deklaratë theksohet gjithashtu se kryeministri Kurti shprehu gatishmërinë për nënshkrimin e marrëveshjes bazë nëpërmjet Kosovës dhe Serbisë, por kjo u refuzua nga pala serbe.
Lini një Përgjigje