TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 9 Qershor 2024, 14:08

Adrola dhe Capital T ‘kapen mat’, udhëtojnë të dy drejt Romës (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Adrola dhe Capital T ‘kapen mat’, udhëtojnë të dy

Janë bashkë, nuk janë bashkë? Kjo është pyetja që bëhet më shumë për Adrola Dushin dhe Capital T.

Edhe pse asnjëri nuk e ka pohuar se mes tyre ka një raport dashurie, çifti janë kapur disa herë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Jo vetëm kaq, por edhe ata që kanë bashkëpunuar me reperin apo modelen, e kanë konfirmuar lidhjen e tyre të dashurisë.

Çifti është kapur ‘mat’ në një udhëtim drejt Romës. Kjo foto tregon se ata janë ende bashkë e se lidhjen e tyre po e mbajnë larg syrit të publikut.

Kujtojmë se në muzikë, reperi së fundmi publikoi ‘himnin’ e rrugëtimit të kombëtares në Euro 2024, këngë kjo që u prit mjaft mirë. Ndërsa Adrola vijon me projektet e saj që lidhen me fushën e modës.

Adrola dhe Capital T ‘kapen mat’, udhëtojnë të dy

adrola dushi capital t mat

Lini një Përgjigje