TAGS-AT E JAVËS

Showbiz14 Mars 2026, 07:51

Adrola Dushi flet hapur për lidhjen me Capital T: Privatësia, gjëja më e shenjtë

Shkruar nga Pamfleti

Adrola Dushi flet hapur për lidhjen me Capital T: Privatësia,

Modelja Adrola Dushi ishte pjesë e panelit të emisionit “Goca dhe Gra” mbrëmjen e djeshme, duke zëvendësuar përkohësisht bashkëmoderatoren Sherina Spahiu. Prania e saj në studio tërhoqi vëmendje, pasi ajo ndau disa detaje nga jeta personale, duke folur hapur për marrëdhënien me këngëtarin Capital T, lidhje e cila është bërë publike vetëm së fundmi.

Gjatë bisedës në studio, Adrola tregoi disa momente nga përditshmëria e saj dhe reagimin që pati pas publikimit të fotografive të çiftit në rrjetet sociale, duke theksuar se privatësia mbetet shumë e rëndësishme për të.

“Ky Shën Valentin ishte një surprizë për mua. Kemi disa vite bashkë. Është një maratonë dhe kur e dëshiron shumë diçka, jam e bindur që ia del. Edhe ne ia dolëm. Nuk kemi dëshirë të shfaqemi kudo, sepse privatësia është gjëja më e shenjtë. Unë e dua privatësinë, sepse të bën të jetosh e lumtur”, u shpreh ajo.

Modelja rrëfeu edhe momentin kur Capital T vendosi të publikonte një foto të tyre, duke e përshkruar atë si një situatë spontane dhe emocionale.

“Unë isha duke blerë rroba kur u publikua fotografia. Ishim në Amerikë, unë po punoja dhe ai më tha: ‘Prit pak, sepse dua të postoj diçka’. U emocionova shumë dhe u gëzova. Madje kishim edhe dyshime nëse duhej ta publikonim apo jo”, tregoi ajo.

Në fund, Adrola theksoi se për të është e rëndësishme të ruajë një pjesë të jetës larg vëmendjes publike.

“Nuk kam dëshirë të gënjej, por dua t’i mbaj gjërat e mia për vete. Jam e lumtur sepse, në fakt, u prit shumë mirë”, u shpreh modelja.

Lini një Përgjigje