TAGS-AT E JAVËS

Showbiz19 Nëntor 2025, 12:56

Aksidentohet Fjolla Morina? Fotoja që po bën ‘xhiron e rrjetit’

Shkruar nga Pamfleti

Aksidentohet Fjolla Morina? Fotoja që po bën ‘xhiron e

Nuk ka qetësi për Fjolla Morinën. Pikërisht atëherë, kur u mendua se këngëtarja u stabilizua nga periudha e saj jo e mirë, vjen lajmi se ajo ka pësuar një aksident rrugor mëngjesin e kësaj të mërkure.

Në mediat rozë qarkulloi lajmi se Fjolla është aksidentuar me automjetin e saj, por nuk ka detaje lidhur me ngjarjen.

Autoritetet kompetente nuk kanë dhënë ende një njoftim zyrtar, ndërkohë që familjarët dhe stafi i këngëtares nuk kanë bërë ende një deklaratë publike.

Ajo që ka ngritur më shumë shqetësim është fakti se Fjolla Morina, e njohur për prezencën e saj në rrjetet sociale, nuk ka reaguar ende në asnjë nga platformat e saj. Mungesa e një deklarate apo qoftë edhe një postimi të shkurtër ka shtuar dyshimet dhe interesimin e ndjekësve të saj, të cilët po kërkojnë me ngulm informacion mbi gjendjen e saj.

Aktualisht, nuk ka të dhëna të konfirmuara mbi gjendjen shëndetësore të këngëtares apo nëse ajo ka pësuar lëndime serioze si pasojë e aksidentit. Burime jozyrtare sugjerojnë se ajo mund të jetë duke marrë trajtim mjekësor, por asgjë nuk është verifikuar zyrtarisht.

Aksidentohet Fjolla Morina? Fotoja që po bën ‘xhiron e

fjolla morina

Lini një Përgjigje