TAGS-AT E JAVËS

Showbiz19 Nëntor 2025, 12:47

Fansi shkon në shtëpi për të bërë një foto, reperi e merr peng; arrestohet

Shkruar nga Pamfleti

Fansi shkon në shtëpi për të bërë një foto,

Reperi francez Zola, 26 vjeç, është arrestuar nga policia franceze nën dyshimet për rrëmbim dhe dhunë të rëndë ndaj një 19-vjeçari, i cili sipas mediave lokale ishte një fans i madh i artistit.

Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur në banesën e reperit në Seine-et-Marne.

Sipas “Le Parisien”, i riu kishte shkuar pranë shtëpisë së Zola-s me shpresën për të bërë një foto, por situata u kthye në dhunë ekstreme.

Policia arrestoi Zola-n dhe tre persona të tjerë, pasi i riu deklaroi se ishte sulmuar barbarisht. Raportohet se artisti ka dalë nga banesa së bashku me tetë persona të maskuar e të armatosur, duke e trembur të riun, i cili tentoi të arratisej. Por ai u kap në rrugë, u tërhoq me forcë dhe u dërgua përsëri në shtëpinë e reperit.

Aty, sipas dëshmisë së 19-vjeçarit, ka nisur makthi dy-orësh. I riu u detyrua të zhvishej, ndërsa rrobat e tij u dogjën para syve të tij. Më pas, Zola dhe truprojat e tij e tij e kanë dhunuar fizikisht, duke i vendosur edhe një armë zjarri në gojë.

Dhuna është përshkallëzuar edhe më tej në bodrumin e banesës, ku sulmuesit dyshohet se kanë qëlluar me breshëri armësh pranë 19-vjeçarit. Para se ta linin të largohej, atij i është marrë telefoni dhe karta bankare, ndërsa automjeti i tij është gjetur i dëmtuar: me goma të çara dhe pasqyra të thyera.

Sipas raportimeve, grupi e ka shoqëruar të riun deri te makina duke e kërcënuar me vdekje dhe duke e paralajmëruar të mos shkonte në polici. I riu më pas ka gjetur strehë tek të afërm që jetonin pranë zonës.

Hetimet mbi ngjarjen e rëndë vijojnë, ndërsa autoritetet pritet të marrin vendime të tjera në ditët në vijim.

 

zola pengmarrje

Lini një Përgjigje