TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle18 Shtator 2023, 10:13

Alban Skënderaj pjesë e filmit të Borës dhe Donaldit

Shkruar nga Pamfleti

Alban Skënderaj pjesë e filmit të Borës dhe Donaldit

Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë ndarë me fansat disa javë më parë përgatitjet pas ‘ciak’-ut për filmin e tyre me titull ‘5 herë jo’. Filmi përflitet se do të sjellë copëza kujtimesh nga historia e tyre dhe është një komedi-romantike që do vijë në kinema në muajin dhjetor.

Ndërkohë që disa ditë më parë, Donladi zbuloi se Semi Jaupaj, do të jetë një ndër aktoret e këtij filmi. Veshaj ka zbuluar se një tjetër këngëtar do i bashkohet kastit të filmit dhe bëhet fjalë për artistin Alban Skënderaj.

Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, Donaldi ka zbuluar fotografinë e Albanit gjatë xhirimit të filmit dhe bashkangjitur shkruan: “Kam qenë gjithmonë fans i muzikës së tij dhe i njeriut që është. Jam i lumtur që Alban Skënderaj është pjesë e “5 Herë Jo”. Me miq të mirë nuk dalin kurrë vepra të këqija”.

“Më besoni që është një aktor që nuk ka nevojë për shumë dubla”, shton në një tjetër postim Donaldi.

alban skenderaj 5 here jo

Lini një Përgjigje