TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 3 Mars 2025, 10:47

Aldo me një strategji të re, ‘hedh grepat’ tek Rizarta

Shkruar nga Pamfleti

Aldo me një strategji të re, ‘hedh grepat’ tek Rizarta

Aldo duket se di të luajë në Big Brother. Në fillim ishte i heshtur dhe studioi banorët, më pas iu hakërrye Laertit, duke qenë i vetmi që nuk ishte nominuar kurrë dhe tani po përpiqet të krijojë një histori ‘rozë’.

Më herët kishte shprehur simpati për Livian, ndërkohë që kalonte shumë kohë me Eglin, por ditën e djeshme i ka shprehur Mikelës simpatinë e tij për Rizartën.

“E simpatizoj. Fjala admiroj është shumë e madhe por për moshën që ka, e admiroj. Dhe nëse ka diçka, nëse do ketë diçka, do jetë e vërtetë. Kështu 100 %. Por nuk është prioritet, nëse lind diçka, lind”– tha Aldo.

“Kështu duhet të jetë”- iu përgjigj Mikela e cila më pas e pyeti: “Si të duket nga ana tjetër deri tani, meqë thua ‘e kupton’?

Aldo u përgjigj se i duket që simpatia e Rizartës për të është reciproke, duke shtuar “Për më shumë nuk e di, për këto vlerësimet që po flisja, më duket reciproke”.

Pra, mesa duket, Aldo ka kuptuar që Rizarta ka diçka me të dhe nuk ka vonuar të ‘hedhë grepat’. Nga ana tjetër, kujtojmë se Aldo është ende i lidhur me nënën e vajzës së tij, pavarësisht se të dy kanë deklaruar se çifti është drejt ndarjes. Por nuk do ishte çudi që mes të dyve të kishte një marrëveshje, në mënyrë që ai të shkonte sa më larg në Big Brother. /Pamfleti

 

aldo rizarta

Lini një Përgjigje