Showbiz13 Prill 2024, 17:13

Alketa Vejsiu goditet me kanaçe në skenë! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Alketa Vejsiu goditet me kanaçe në skenë! (Video)

Moderatorja e njohur shqiptare, Alketa Vejsiu është përballur me një incident mbrëmjen e djeshme, gjatë spektaktit të muzikës "X Factor Albania". Drejt moderatores është hedhur një kanaçe që fatmirësisht nuk e ka prekur në kokë.

Incidenti ndodhi në momentin që moderatorja shpalli emrin e një prej finalistëve të këtij edicioni.

“Gabim, stop, stop. Kjo që bëre është shumë e gabuar. Ti gocë e vogël që hedh këtë gjënë këtu është shumë e gabuar, sepse kjo nuk përcakton sesa i aftë apo jo është ky konkurrent. Ky është një djalë fitues. Ky është një shembull i keq që mua më revolton shumë që po ndodh po çfarë ti bësh”, ka thënë Alketa.

alketa vejsiu