TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 5 Maj 2023, 12:19

Amber Heard largohet nga Hollivudi, shiti shtëpinë dhe u zhvendos në Spanjë

Shkruar nga Pamfleti

Amber Heard largohet nga Hollivudi, shiti shtëpinë dhe u zhvendos

Lart e poshtë po flitet se Amber Heard ka lënë Hollywood-in dhe është transferuar në Madrid, Spanjë.

“Mund të zbuloj se Heard ka lënë Hollywood-in dhe është zhvendosur në heshtje në Spanjë me vajzën e saj të vogël Oonagh”, pohoi Alison Boshoff i Daily Mail në një artikull të botuar të enjten.

Sipas gazetarit, një mik i Heard tha:

“Ajo di dhe spanjisht dhe është e lumtur atje, duke e rritur vajzën e saj larg nga të gjitha zhurmat“.

A do të kthehet ndonjëherë  në Tinseltown? Ka mundësi!

“Unë nuk mendoj se ajo po nxiton të kthehet në punë ose në Hollywood, por me siguri do të kthehet kur të jetë koha e duhur, për projektin e duhur,” shpjegoi shoqja, sipas raportit të Daily Mail.

Aktorja shiti shtëpinë e saj në korrik 2022 për 1.1 milionë dollarë dhe që atëherë ka kaluar mjaft kohë në Spanjë. Kjo shpërngulje e saj vjen pas gjyqit të famshëm për shpifje, me ish-bashkëshortin Jonny Depp.

amber heard largim spanje

Lini një Përgjigje