TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 8 Dhjetor 2025, 15:23

Angela Martini flet për herë të parë për divorcin nga bashkëshorti

Shkruar nga Pamfleti

Angela Martini flet për herë të parë për divorcin nga

Angela Martini, ka folur ekskluzivisht për Daily Mail jo vetëm për foton ku shihet duke puthur Donald Trump, por edhe për faktin se kishte pasur një lidhje të shkurtër me reperin Kanye West në vitin 2011.

Ajo kujton se West e kishte thirrur pasi e kishte parë në një tapet të kuq dhe e ftoi për drekë. Edhe pse ai i bënte shumë komplimente për stilin e saj, romanca e tyre u shua shpejt, pasi Martini thoshte se “mërzitej” shpesh kur ai donte të qëndronte gjatë gjithë kohës në studio për të dëgjuar muzikën e tij të re.

Ajo pretendon se West i kishte dhënë fund lidhjes së tyre për shkak se do të fillonte të takohej me Kim Kardashian.

Sa i përket jetës personale, Martini u martua gjithashtu. Ajo lidhi kurorë me aktorin rumun Dragos Savulescu, por martesa e tyre u trazua nga problemet e tij ligjore. Ai ishte akuzuar për përvetësim dhe korrupsion në vendin e tij, ndërsa vetëm së fundmi është shpallur i pafajshëm.

Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Daily Mail, Martini ka paraqitur kërkesën për divorc në tetor dhe në intervistë shpjegoi se si vështirësitë martesore e kishin rënduar emocionalisht.

“Kemi pasur një histori dashurie shumë të bukur, të fortë, por edhe tepër të rëndë, sepse, ndoshta njerëzit nuk e dinë, ne po luftonim kundër një sistemi,” tha ajo. “Por ajo peshë mbetet. Thjesht ndjeva se ishte gjëja e duhur për ta bërë në atë moment.”, tha Angela

Angela Martini flet për herë të parë për divorcin nga

angela martini bashkeshorti divorci

Lini një Përgjigje