
Lajmi i ‘Pamfleti’, publikuar më 1 nëntor të këtij viti, ku thuhej se Arbana Osmani do zëvendësohet në prezantimin e Big Brother Vip 3, ‘mori dhenë’ në të gjitha portalet dhe ‘kulmin’ e pati pikërisht sot, pas më shumë se dy javësh.
Pas këtij lajmi, Arbana postoi një foto nga ambientet e lokalit që i dhuroi Lali Eri me një filxhan të Lori Cafe, si për t’i bërë qokën familjes drejtuese të Top Media. Pavarësisht kësaj, nga familja nuk pati asnjë reagim.
Ndërsa sot, Osmani postoi një foto nga grimi i Top Channel, bashkë me fjalinë: ‘Si m’u gdhitë?’ Kjo për të treguar që ajo është ende pjesë e Top-it dhe ‘medemek’ lajmet që qarkullojnë janë ‘fake’ dhe ajo është aty ku ka qenë gjithmonë.
Nuk mund të themi me siguri që ajo ka vajtur si e ftuar apo për të kënduar këngën e fundvitit, një traditë e kahershme e Top Media-s, por një gjë është e sigurtë: përpjekjet e Arbanës për t’u dukur si një ikonë e Top-it janë thjesht një ‘hallvë e ftohtë’ që nuk e ha më askush.
Le të bëjmë një rezyme të të gjitha ‘gafave’ të Arbanës, teksa përpiqej të ushqente ‘babëzinë për para’ dhe për t’i dhënë vetes sa më shumë prestigj:
Nëna e tre fëmijëve bëri ‘presion’ fillimisht për prezantimin e Festivalit të RTSH, duke qenë një ikonë e krijuar në Top Media;
Nuk respektoi filmin ‘Në kuadër të dashurisë’, prodhim i Top Channel Films, vetëm sepse bashkëshorti aktual i saj nuk ishte pjesë e tij;
Nisi ‘presionin’ për rritjen e pagesës, edhe pse merrte thuajse 100 milionë, vetëm për t’i dhënë të drejtën e fjalës banorëve.
Reagimi i familjes ‘Hoxha’ ndaj saj, por edhe Luizit, si një djalë që sjell shumë fitime në Top, janë tregues i qartë që Arbana duhet të ‘përveshë mëngët’ dhe të nisë të gatuajë sa më mirë tek lokali, pse jo edhe të ‘stërvisë’ bashkëshortin aktual për ndonjë menaxher (ka edhe mungesë kamarierësh e banakierësh për hir të së vërtetës, se kanë emigruar profesionistët).
E meqë bashkëshorti aktual është shkodran, po i japim Arbanës edhe një fjalë të urtë shkodrane: Në do të mallkosh njeri, thuaji ‘Të hiptë vetja në qejf’...fodullëk që mund të kushtojë edhe gjithë karrierën. /Pamfleti

Lini një Përgjigje