TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 1 Nëntor 2023, 10:30

Arbana mund të mos prezantojë më Big Brother-in, dy burrat me ‘L’ që ‘fundosën’ moderatoren

Shkruar nga Pamfleti

Arbana mund të mos prezantojë më Big Brother-in, dy burrat me

Lajmi që Arbana Osmani mund të mos jetë më prezantuese e Big Brother Vip Albania ‘mori dhenë’ në mediat rozë në një kohë rekord. Megjithatë, mos thoni që nuk ju thamë: Pamfleti kishte lajmëruar edhe më herët që moderatorja e njohur mund të mos ishte më pjesë e produksionit të Top Medias.

Mes motrave drejtuese dhe Arbanës nuk ka asnjë ‘krisje’, por kjo e fundit do përkushtohet shumë tek biznesi i saj, dhuratë nga Lali Eri, pasi nuk mund ta ‘përtypë’ dot faktin që Luizi të bëhet më i rëndësishëm në Top se ajo.

Nga ana tjetër këngëtari i sjell të ardhura medias shumë më tepër se imazhi i Arbanës, të paktën për momentin. Por flitet ‘korridoreve’ se këto lajme i ka hapur vetë protagonistja që të rrisë ‘pazarin e vetes’: sepse në fund të fundit ‘fituesja e 100 mijë eurove’ të BBVA është gjithnjë Osmani. Mbase këtë vit do ta rrisë pak pazarin, duke qenë se ka një biznes për të hapur. Jo për gjë, por Lali vetëm një kub të piramidës mund t’i sigurojë, nuk mund t’i sigurojë edhe mobilimin, pavarësisht se kohët e fundit po shihen gjithnjë e më shpesh (thuajse përditë) bashkë.

Gjithsesi, nëse Big-un këtë vit nuk e prezanton Arbana, familja ka ‘dhëndurë’, e ‘nuse’ plot: Ledioni është mashkulli i dytë që mund të sillte ‘rrënimin’ e karrierës si prezantuese të Arbanës. Ai e ka prezantuar edhe më herët shfaqjen reality dhe nuk ka dalë pa sukses.

Arbana mund të mos prezantojë më Big Brother-in, dy burrat me

Pas një kërkimi në profilin e tij të Instagram-it, vumë re se ai nuk e ndjek më Arbanën. Të njëjtën gjë ka bërë edhe moderatorja.

E nëse nuk duhet një mashkull, është gati Bora Zemani, e cila është më e dashuruar se kurrë me Donaldin dhe ky i fundit ngelet binjaku i Romeos që është shumë i afërt me Lori Hoxhën.

Duke qenë se Znj. Hoxha nuk ia ka harruar vajzës ambicioze ‘presionin’ e vjetshëm për të prezantuar festivalin e RTSH-së (të cilin e ‘ndriti’), nuk do ishte çudi ta linin Arbanën të vazhdonte karrierën si biznesmene dhe kuzhiniere bashkë me bashkëshortin dhe të fusnin një nga figurat ‘in’ të momentit për të prezantuar Big Brother-in.

Edhe sikur të fusnin ndonjë imazh të ri, nuk do ishte keq se ata që janë aty sikur na janë bërë pak ‘bozë’, por kjo është vetëm një këshillë miqësore. /Pamfleti

arbana osmani rrenim

Lini një Përgjigje