
Qëkur Arbana Osmani mbeti jashtë “Big Brother”, të shumta kanë qenë teoritë rreth së ardhmes së saj në televizion.
Arbana ka përveshur mëngët në biznesin e saj , duke u shkëputur hë për hë nga ekrani.
Por duket se kjo pauzë nuk do zgjasë dhe shumë shpejt, do ta shohim në televizion, vetëm se këtë herë nën një logo tjetër.
Këtë gjë e ka bërë me dije vetë ajo, ku e pyetur nga një dashamirës i saj nëse do ti rikthehet televizionit, ajo është përgjigjur se po punon për atë gjë.

Mediat pak ditë më parë aluduan se Arbana do të rikthehet në ekran, por jo në ekranin e “Top-Channel”, por në atë të “TV Klan”.
Bëhet me dije se Arbana do të vijojë karrierën me një projekt të saj, ndërsa nuk dihen detajet e projektit.
Gjithashtu me të, edhe Eduart Grishaj do t’i bashkohet Arbanës në këtë projekt të ri në “TV Klan”.
Lini një Përgjigje