TAGS-AT E JAVËS

Showbiz17 Shtator 2025, 07:50

Arrestohet në aeroportin e Prishtinës reperi Mozzik

Shkruar nga Pamfleti

Arrestohet në aeroportin e Prishtinës reperi Mozzik

Reperi i njohur, Mozzik është arrestuar mbrëmjen e së martës në aeroportin e Prishtinës.

IndeksOnline raporton se Mozzik është arrestuar pasi ka hyrë në Kosovë me dy orë të shtrenja.

Në rrjetet sociale ditën e sotme, ai ekspozoi një orë të markës së famshme Richard Mille, ku tha se i bëri vetes një dhuratë para ditëlindjes.

Njëra nga orët të cilat bleu reperi, karakterizohet nga një kornizë transparente prej safiri kristali dhe një rrip i bardhë elegant. Sipas raportimeve të bëra, çmimi i kësaj ore kap vlerën e rreth 1.5 milionë eurove.

IndeksOnline bën të ditur se Mozzik i ka borxh Tatimeve në Kosovë mbi 500 mijë euro, ndërsa ka hyrë në Kosovë me një vlerë thuajse trefish më të madhe se sa borxhi që i ka shtetit ku jeton.

Dogana ka kërkuar edhe prejardhjen e të ardhurave të tij me të cilat e ka blerë orën. Prokurori pritet që se shpejti të marr një vendim të ri pas ndalimit të reperit. 

Arrestohet në aeroportin e Prishtinës reperi Mozzik

Lini një Përgjigje