TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle22 Janar 2024, 14:43

Arta “Borëbardha”, Roza Lati zgjidhet personazhi negativ: Shtriga nuk do të të japë cigare tani (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Arta “Borëbardha”, Roza Lati zgjidhet personazhi negativ:

Mesdita e sotme në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’, po kalohet me nota humori dhe batuta nga banorët, pas ditëve të tëra debatesh të nxehta. Shumica prej banorëve kanë shfrytëzuar rrezet e diellit për t’u bërë bashkë e për të folur me njëri-tjetrin, por këtë herë pa tone të larta.

Ata kanë nisur një lojë të lezetshme me personazhe vizatimorë duke i identifikuar me secilin nga banorët. Arta ngjason me ‘Borëbardhën’, Romeo me ‘Princin’ dhe Roza me shtrigën. Kjo e fundit shkaktoi të qeshura mes banorëve. Dilema ishte Albi dhe Juli, se cili prej të dyve ngjasonte më shumë me personazhin e ‘Shrek’.

E meqë Roza është shtriga, u fut menjëherë në rol duke mbajtur shumë cigare në xhep e duke ua tundur para syve banorëve:

“Nuk ka cigare. Shihe! Unë në këtë shtëpi do kem cigare më shumë nga të gjithë, se unë nuk e konsumoj cigaren si të tjerët. Ore do jua tund kështu, si kandar para fytyre edhe do i them: Shtriga nuk do të të japë cigare tani.”, tha Roza. /Pamfleti

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

roza lati shtriga cigaret

Lini një Përgjigje