TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle26 Shkurt 2023, 11:43

Aspironte Eurovizionin, Ronela Hajati nuk u kualifikua në Festivalin e San Marinos

Shkruar nga Pamfleti

Aspironte Eurovizionin, Ronela Hajati nuk u kualifikua në Festivalin e San

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua finalja e “Una voce per San Marino”, ku konkuronte edhe këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati. Artistja nuk arriti që të dilte në top 10-she, duke humbur mundësinë për të fituar festivalin, i cili siguronte përfaqësimin e vendit në Eurovizion.

Ai që doli fitues ishte Piqued Jackas duke u bërë kështu përfaqësues i Republikës së San Marinos në Eurovizion i cili do mbahet nga data 9 deri më 13 maj, në Liverpool.

Vendin e dytë e fitoi Le Deva ndërsa XGIOVE atë të tretin.

Disa nga çmimet:

-Çmimi për pamjen më të mirë iu dha Lorenzo Licitra

-Çmimi për shfaqjen më radiofonike: Roy Paci

-Çmimi i kritikës: Alfie Arcuri

-Çmimi Ludovico Di Meo: Mayu

“Një zë për San Marinon” është festivali i lindur nga bashkëpunimi midis Sekretariatit të Shtetit për Turizmin, Postat, Bashkëpunimin dhe Ekspozitën e Republikës së San Marinos.

Banda nga Pistoia, Piqued Jacks, me pak më shumë se 3000 ndjekës në Instagram, falënderoi San Marinon:

“Faleminderit që besuat në aftësinë e italianëve për të qenë në gjendje të konkurrojnë ndërkombëtarisht me muzikën ndërkombëtare, kjo është ajo që ne me grupin tonë ne kemi bërë gjithmonë me muzikën tonë”

ronela hajati san marino

Lini një Përgjigje