Showbiz25 Shkurt 2023, 21:28

Me Luizin apo Armaldon? Valbona Mema flet nga studio pas largimit nga Big Brother dhe tregon "të preferuarin"

Shkruar nga Pamfleti

Me Luizin apo  Armaldon? Valbona Mema flet nga studio pas largimit nga Big

Valbona Mema u largua nga shtëpia e Big Brother tre ditë më parë, duke ndërprerë rrugëtimin që ajo kishte nisur në këtë format.

Ajo vendosi të largohej pasi motra e saj ishte shtruar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Për t’i qëndruar asaj pranë, këngëtarja hoqi dorë nga çmimi i madh.

Sonte ajo ishte e pranishme në studio, ku u shpreh se arsyeja e largimit ishte shumë e fortë. Motra e saj vuan nga një sëmundje e pashërueshme dhe ajo vendosi t’i qëndroi pranë në këto momente kritike për të.

Biseda në studio:

Valbona: Unë besoj se jam e fortë dhe do e përballoj këtë. Unë në shtëpi mora dhe dhurova shumë dashuri. Për të gjithë do kem shumë mall dhe mendoj se me të gjithë do jem miq jashtë. E kam ëndërruar të kem një familje të madhe dhe unë ata i kam parë si familje. Luizin e kam brenda në zemër. Për mua është djalë, vëlla dhe do e dua gjithë jetën. Dhe me Armaldon do jemi miq të mirë.

Zhaklin: Për mua Valbona u mor shumë me punët e shtëpisë, duke mos u bërë pjesë e disa prej dinamikave të shtëpisë. Dhe te debati i fundit, nuk kishte pse të jepje shpejgime.

Valbona: Unë e tregova veten në të gjithë aspektet.

Zhaklin: Për aq kohë sa ndenje, shija që le ishte e fortë.

Maria De Fillippi shfaqet e shkatërruar në homazhet për Maurizio Contanzo-n
Arbër: Nuk mendoj se nuk do rregullohej marrëdhënia me Armaldon, nëse do ishte akoma brenda. Luizin e ke mbajtur pak me hatër brenda në shtëpi.

Valbona: Me Luizin ndaja mëngjesin dhe më këshillonte. Për mua ai ishte një vëlla i mirë.

big brother vip valbona luizi