Showbiz 1 Dhjetor 2023, 21:50

Astrologia Meri Shehu tregon si do të jetë muaji Dhjetor për këto shenja horoskopi

Shkruar nga Pamfleti

Astrologia Meri Shehu tregon si do të jetë muaji Dhjetor për

Astrologia Meri Shehu, ka bërë një parashikim të përgjithshëm se si do të jetë muaji Dhjetor dhe efektet që do të ketë mbi disa shenja.

Ajo tha për "Tv Klan" se ky Dhjetor do të nisë “seriozisht fort” pasi do të kemi Mërkurin e kundërt jo vetëm në një shenjë, por në dy shenja.

Gjithsesi, asgjë për t’u shqetësuar, se kjo nuk do të thotë gjithmonë diçka e keqe, madje disa prej shenjave do ta ‘shijojnë’ Mërkurin e kundërt më shumë se disa të tjera.

Meri Shehu: Dhjetori fillon seriozisht fort sepse Mërkuri, planeti i komunikimit, futet në shenjën e Bricjapit. Dhe e dini ju, kur është Mërkuri në Bricjap, na kap serioziteti; ose i angazhimeve, ose i përgjegjësive. Duhet të dimë, ta merrni parasysh që këtë muaj, Mërkuri kthehet i kundërt. Që nga data 10 ai bën një stopim, duket sikur në qiell nuk lëviz dhe në 14 kthehet, pikërisht kthehet i kundërt në Bricjap. Por këtë muaj…

Rudina Magjistari: Duhet të sqarojmë diçka, se kur themi i kundërt, jo gjithmonë shkon ters.

Meri Shehu: Jo absolutisht. Madje njerëzit që lindin me Mërkur të kundërt, kur kthehet Mërkuri i kundërt, atëherë fillon faza e tyre. Por edhe diçka tjetër, Mërkuri do të jetë i kundërt në dy shenja, edhe në Bricjap edhe në Shigjetar. Kështu që fazën e parë të Mërkurit të kundërt do ta shijojnë shumë fuqishëm Bricjapët, Peshoret, Gaforret dhe Dashët. Këto duhet të shikojnë çfarë duhet të rregullojnë në çift, në çështje ligjore në ekonomi, në karrierë dhe në familje, këtu do përplasen pak gjërat. Dhe pastaj, pas datës 25-26 në fund të Dhjetorit, futet në Shigjetar, se duke shkuar mbrapa futet në Shigjetar dhe aty do fillojë të ndikojë tek Shigjetarët.

Do ndikojë tek Virgjëreshët, tek Binjakët dhe tek Peshqit. Këto katër shenja, do ta kenë Vitin e Ri me Mërkur të kundërt. Kështu që duhet të shikojnë çfarë ka ngelur nga viti për të rregulluar ose çfarë nuk u ka dhënë viti, ja u ka vonuar dhe mund ta rikuperojnë dhe çfarë mund të mbartin për vitin tjetër, ndonjë karmë e cila akoma nuk është shlyer. Do ta shikojmë me kujdes, por në vija të përgjithshme është një muaj që do fillojë bukur, por fundin nuk e ka kaq real. Kështu që diplomacia duhet të lozi përsëri rolin e vet në mënyrë më konkrete.

meri sheh dhjetor horoskop