TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle15 Dhjetor 2023, 12:55

Atalanta Kërçyku: Mund të thoja më shumë, por nuk e bëra; kam ardhur t’u jap këmbëve jo dhëmbëve

Shkruar nga Pamfleti

Atalanta Kërçyku: Mund të thoja më shumë, por nuk e

Atalanta Kërçyku dhe Luixhino Hala ishin mëngjesin e kësaj të premteje të ftuar në studion e emisionit “Wake Up”. Konkurrentët e “Dancing With The Stars” komentuan rrugëtimin e tyre deri më tani si dhe debatet që kanë pasur gjatë spektaklit.

Gjatë intervistës, moderatorja zbuloi se nga cili konkurrent ndihet më e rrezikuar. Atalanta përmendi emrin e këngëtares Enxhi Nasufi:

Cili është vlerësimi i Luixhinos për Atalantën? Çfarë e bën një VIP fitues?

Viti që shkoi ka qenë viti im i parë në “Dancing With The Stars”. Vjet kam qenë shumë i përfshirë. Këtë vit e di si rrjedhin gjërat. Atalanta nuk ka thënë kurrë ‘jo’ për provat me orar të zgjatur. Është shumë punëtore dhe është një nga vajzat më teknike të kastit. Janë shumë komponentë që të bëjnë fitues. Sivjet ka pasur polemika në Amerikë sepse nuk e priste njeri që të fitonte ai që fitoi. Në fund e vendos publiku, jo 100% juria.

Nga cili nga konkurrentët ndihet Atalanta më e rrezikuar?

Unë ndjej rivalitetin vetëm nga Enxhi. Jo se nuk e shoh te të tjerët këtë. Shoh shumë rrezikshmëri edhe tek ata, kanë meritë dhe kanë punuar për të qenë këtu. Por frikën më të madhe e kam me Enxhin.

Cilat kanë qenë disa nga mesazhet që ka marrë Atalanta nga njerëzit?

Kam marrë shumë mesazhe. Më të bukura kanë qenë të javës që lamë pas, kur pata debate me jurinë. Më dolën në mbrojtje. Ndoshta fakti që nuk flas shumë. Unë kam shkuar t’u jap këmbëve, jo dhëmbëve. Unë mund të thoja dhe më shumë, por nuk zgjodha ta bëja.

atalanta kercyku dhembet kembet

Lini një Përgjigje