
Duket se ditën e sotme Olta ka vendosur të kapet me të gjithë banorët e “Big Brother” dhe t’i sulmoj ata.
I radhës ka qenë Luizi, teksa Olta e ka akuzuar se edhe punën që dikur ka bërë si diplomat ka qenë me mik. Sipas aktores, nëse Luizi do të ishte vërtetë I mirë do vazhdonte ta bënte këtë punë. Më herët ajo pati një debat mjaft të ashpër dhe me Kristin.
Olta: Ti je shembull shumë i mirë për tu marr për tu bërë logo. Po ik o Luiz. Dëgjon Zhakun ti që thotë “ke qenë atasheh”. Nuk të pyet njeri ça ke qenë, por ça je dhe kush je. Po ke hyrë me mik aty. Të është dhënë shansi dhe nuk e ke shfrytëzuar.
Luizi: Mbaroi mandati moj.
Olta: Të ishe kaq i talentuar nuk do të të linte njeri të ikje do të të mbanin aty.
Luizi: Po ika vetë o shqiptare, isha më mirë këtu.
Olta: Ça kishe më mirë këtu ti?
Luizi: Noter moj, 9 vite në Tiranë
Olta: O zemra ti ose gënjen shumë ose nuk e di…
Luizi: Unë të lë ty të gabosh se nuk e di kë ke përballë
Lini një Përgjigje