
Fjetja në verandë bëri bashkë të gjithë banorët e “Big Brother”, të cilët ndanë biseda të ndryshme me njëri-tjetrin. Rrëfimet për jetën personale po ashtu nuk munguan mes tyre.
Duke folur me Evën, Ermiona ndau një histori personale që i kishte ndodhur disa vite më parë. Ajo tha se Shqipëria e ka lënë me trauma dhe se nuk ka për t’ja falur kurrë vendit të saj, për dëmin që i ka shkaktuar.
Në moshën 25-vjeçare, rrëfeu ajo, dy persona i grabitën automjetin, duke e kërcënuar atë me një armë në kokë.
Ermiona shtoi se në automjet, që sipas saj në atë kohë e zotëronte vetëm ajo dhe një ministër, kishte çantën, para dhe të gjitha këto sende ia grabitën.
Sipas saj, ngjarja ka ndodhur te rruga “Mylsym Shyri” në Tiranë, te drejtoria e policisë.
Ermiona shtoi se në atë kohë iu deshën një javë të merrte veten nga kjo ngjarje dhe se pas 6 muajsh policia ia gjeti makinën.
“Nuk kam apsur probleme në Amerikë, në Itali apo në vende të tjera, këtu me revole në kokë. Në vendin tim. Me dy revole në kokë më vjedhin makinën. Një pasuri timen. Femër. Ajo më la trumë se isha 25 vjeç. Në orën 9 e gjys të darkës. Ishin dy meshkuj. Më iku zëri dy muaj. Vetëm ju thosha kam një fëmijë. Ajo pistoleta e ftot ën kokë më ka lënë traumë. Ishin me maska”, tha ajo.