Showbiz12 Shkurt 2024, 13:26

Avokati Spartak Ngjela voton për vajzat në Big Brother: Romeo i konsumuar si personazh

Shkruar nga Pamfleti

Avokati Spartak Ngjela voton për vajzat në Big Brother: Romeo i

Spartak Ngjela ishte një ditë më parë i ftuar në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”, ku ka komentuar paksa banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 3”.

Ngjela deklaroi se pavarësisht lojës së Romeo Veshajt, prania e të vëllait Donaldit në edicionin e parë të BBV, e ka bërë atë një figurë përsëritëse, të konsumuar në sytë e publikut saqë vështirë se do fitojë.

Sipas avokatit, në këtë BB VIP 3, kemi tre konkurrent në funksion të paraqitjes: Ilnisa Agolli, Roza Lati dhe Rike Roçi, të cilat rrezikojnë shumë fitoren e Romeos.

Me të njëjtin mendim duket se është edhe aktorja e njohur, Monika Lubonja. Ish-banorja e edicionit të parë të reality show-t tha se Romeo po penalizohet për hir të vëllait të tij.

Gabriele: Janë 4-5 persona që ne po shohim deri tani, por nuk kanë guximin asnjë për t’u bërë pjesë e liderit. Po ruhen shumë me njëri tjetrin për faktin se…

Ngjela: A ka sondazhe për ata brenda? Në popull?

Anaidi: Në popull, Romeo dhe Bardhi janë të pëlqyer. Bardhi gëzon respektin e të gjithë banorëve, të audiencës.

Ngjela: Si pasojë e sondazheve apo të opinionit?

Anaidi: Po numra mor avokat, numra.

Ngjela: Kush është për numra?

Anaidi: Për numra i pari është Romeo dhe është lojtar strateg.

Ngjela: Romeo imiton vëllain.

Monika: Jo, ne e kemi pasur të vëllain, Donaldin, në “Big Brother”-in tonë dhe mendoj se Romeo po penalizohet për hir të vëllait.

Anaidi: Jo, nuk besoj se po penalizohet.

Monika: Po krahasohet, pra ka një krahasim në publik për çdo lëvizje që ai bën. Por ai po e luan shumë mirë dhe unë mendoj se tani ka filluar të luajë.

Ngjela: Romeo dhe Donaldi janë binjakë. Romeo i ngjan Donaldit tamam dhe mos u ngatërroni, por kjo ndikon negativisht sepse kur e sheh spektatori, në sytë e tij ai është figurë e konsumuar. Kur njerëzit të shohin nuk dinë emrin, të njohin nga portreti. Kjo e ka dëmtuar. Po të ishte ky i pari, ndoshta mbase do të ishte edhe më i fortë se ai tjetri. Çfarë i sjell psikologjikisht ai tjetri, është përsëritja.

Anaidi: Pritshmëritë për Romeon kanë qenë edhe më të mëdha se sa për Donaldin.

Ngjela: Ka konsum fytyra për shkak të ngjashmërisë.

Anaidi: Ky lloj formati avokat është aq i fuqishëm në dinamik sa të zhvesh brenda 120 ditëve dhe ti i dallon shumë mirë ndryshimet.

Ngjela: Ka tre konkurrent të mëdhenj në funksion të paraqitjes. Janë të tre vajzat e bukura; Ilnisa, Roza dhe Rike Roçi. Janë tre portrete që do ta dëmtojnë. Ato të treja që kanë vajtur atje krijojnë botën origjinale sepse kudo që të vesh ka një botë ndryshe

spartak ngjela big brother vajzat