TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle19 Shkurt 2024, 10:15

Banorët e Big Brother lexojnë komentet e shikuesve: Nëse ka një person që e kalon Gracianon nga poshtërsia, je ti

Shkruar nga Pamfleti

Banorët e Big Brother lexojnë komentet e shikuesve: Nëse ka

Mbrëmë në shtëpinë e “BBV3”, produksioni u dha mundësi 3 të preferuarve të zgjidhnin dy banorë të cilin do të kishin mundësi të shihnin se si komentohen nga jashtë, së bashku me të gjithë banorët e tjerë. Komenti për Ledjonën ishte ai që la me gojë hapur banorët. Në të shkruhej:

“Nëse ka një person që e kalon Gracianon për nga poshtërsia, je ti Lediona”. – komenti për Ledionën

Ledjona e habitur nga komenti, pyet se çfarë poshtërsie ka bërë ajo brenda dhe kjo ka sjellë shumë reagime mes banorëve.

Komenti i radhës ishte për Heidin, i cili thotë:

“Më shumë kimi ka pasur Ilnisa me Terrin sesa Romeo dhe Heidi” – komenti për Heidin

Ky koment ka shkaktuar të qeshura tek banorët, nga ku Ilnisa ka sqaruar se bëhet fjalë për një video virale ku ajo në një nga emisionet e saj po zgjonte nga gjumi qenin, i cili më pas e sulmoi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Pas komentit të saj ishte radha e Albit:

“Akoma në shtëpi ky? Po tani këllqet e kujt po kërkon?” – komenti për Albin

Albi vendos të mos përgjigjet në moment për komentin, por thotë se do ta shtjellojë gjatë ditëve në vazhdim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Komenti për Rozën ishte si në lidhje me imitimin që ajo i bën Heidit në shtëpi:

“Roza të ra maska bashkë me Riket e tua. Herë tjetër mos bëj shenjën “H” në tavolinë, shkelni syrin dhe imitoni Heidin siç e bëni tek krevati.” – komenti për Rozën

Roza përgjigjet kështu:

“Për ta imituar e kam imituar në dhomën e rrëfimit, por unë nuk kam gjë kundër Heidit”.

Ajo shton se nuk do ta komentonte fare nëse Heidi nuk do të ndërhynte mes debatit të saj me Romeon. Nga ana tjetër komentet për këtë të fundit ishin të shumta:

“Romeo prishi lojën me Julin për të hyrë në banjo se gjoja do falej dhe e pamë sa u fal, turp, përdori Zotin për ca vota më shumë, se që kur iku Ervin Gonxhi as se kemi parë më të falet”, ka qenë një koment i publikut.

Romeo u përgjigj:

Unë nuk e prisha lojën me Julin gjoja do falesha, sepse unë u fala. Unë përdora Ervinin se nuk dija adetet, e kam thënë.

 

big brother komente

Lini një Përgjigje