Showbiz12 Maj 2023, 09:47

Bashkëprezantues në Big Brother Vip 3, apo aktor? Luizi nuk di çfarë të zgjedhë më parë

Shkruar nga Pamfleti

Bashkëprezantues në Big Brother Vip 3, apo aktor? Luizi nuk di

Luiz Ejlli nuk po gjen kohë as “për të marrë frymë”, për shkak të angazhimeve të shumta pas daljes nga “Big Brother Vip” me projekte muzikore, koncerte, intervista apo takime me miq të tij.

Mësohet se ditën e diel, Luizin do e shohim edhe si aktor tek Portokallia. Ka qenë aktori Devis Myslymi, ai i cili na e ka bërë me dije këtë gjë përmes një fotoje të postuar në InstaStory. Luizi do të jetë i ftuari i personazhit “Braçe” tek Portokallia, teksa shfaqet duke mësuar tekstin.

Po ashtu, edhe Veton Golaj, i cili e imiton Luizin tek Portokallia, ka postuar një video ku shfaqet bashkë me këngëtarin shkodran në ambientet ku qëndron stafi i Portokallisë.

Nga ana tjetër, një video që po qarkullon në rrjet tregon se Luiz Ejlli do të jetë pjesë e Big Brother 3, por këtë herë jo si banor po si pjesë e produksionit. Shumë aludime ka se do të jetë opinionist e disa tjerë thonë se do të jetë krah Arbana Osmanit si prezantues.

E gjithë kjo ngelet enigmë dhe nuk ka asnjë reagim zyrtar nga fituesi i BBV. E vetmja gjë që na ngelet është vetëm të presim kur të fillojë edicioni i ri.

Bashkëprezantues në Big Brother Vip 3, apo aktor? Luizi nuk di

luiz ejlli prezantim aktor