TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 5 Prill 2026, 07:33

Brikena apo Selin? Cila prej banoreve të BBV5 preku finalen e para

Shkruar nga Pamfleti

Brikena apo Selin? Cila prej banoreve të BBV5 preku finalen e para

Publiku ka vendosur që mes dy banoreve, në finalen e parë të kualifikohet Selin, pas një televotimi “kokë më kokë”.

Gjatë spektaklit të së mërkurës, Brikena, në rolin e lideres së shtëpisë, kishte përgjegjësinë të zgjidhte një banor për t’u përballur në televotim për një vend në finale.

Ajo duhej të përzgjidhte mes dy konkurrenteve që kanë qenë pjesë e garës që nga dita e parë, Mirit dhe Selin, dhe vendimi i saj ra mbi këtë të fundit.

Pas shpalljes së rezultatit, Selin u shpreh mirënjohëse për mbështetjen e publikut. “Nuk kam fjalë. Falënderoj çdo votë që ka shkuar për mua. Këtë fitore të parë ia dedikoj familjes sime”, deklaroi ajo.

Finalja e madhe e spektaklit pritet të zhvillohet më 18 prill.

 

1 Komente

  1. S
    Suela

    Shpresoj me shku ne finale brikena mateo dhe miri

    Lini një Përgjigje