TAGS-AT E JAVËS

Showbiz26 Janar 2026, 15:37

Bye, bye Dolce! Limi i rikthehet Albës, e merr në krahë

Shkruar nga Pamfleti
Bye, bye Dolce! Limi i rikthehet Albës, e merr në krahë
Bye, bye Dolce! Limi i rikthehet Albës, e merr në krahë

Limi Hoti, duket se ka bërë një veprim surprizë brenda shtëpisë, duke rikthyer vëmendjen te Alba Pollozhani, me të cilën kishte pasur më parë një marrëdhënie të afërt.

Pas tensioneve fillestare, Limi i ka kërkuar Albës një përqafim, të cilin ajo e ka pranuar me buzëqeshje, ndërsa më pas ai e ka marrë në krahë, duke krijuar dyshime për një rikthim të mundshëm të lidhjes.

Kjo situatë ka befasuar jo vetëm publikun, por edhe banorët e tjerë të shtëpisë, të cilët nuk prisnin që marrëdhënia mes Lim dhe Albës të rifillonte kaq shpejt pas periudhës së tensionuar.

Histori e mëparshme tregon se Limi dhe Alba kanë qenë bashkë për një kohë, por marrëdhënia e tyre u ndal pak para se Limi të hynte në Big Brother VIP. Fillimisht, ai u soll i ftohtë dhe distancues ndaj Albës, duke hapur një kapitull të ri me Dolcen, me të cilën krijoi një afrimitet të dukshëm brenda shtëpisë.

Megjithatë, veprimet e fundit tregojnë se Limi mund të ketë ndryshuar mendje dhe po i jep një shans të ri historisë së tij me Albën, duke ngritur pesë dhe tensionin mes banorëve që ndjekin çdo lëvizje të tij.

Në rrjet qarkullojnë disa teori: Limi nuk heq dot dorë nga Alba, sado që i pëlqen të flirtojë.

Teoria tjetër është se Limi dhe Alba e kanë planifikuar të gjithën para se të hynin në shtëpinë e famshme.

Por, nuk përjashtohet as mundësia që të ketë ‘gisht’ autorja Olsa Muhameti.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)

lim hoti alba pollozhani perqafim

Lini një Përgjigje