Showbiz31 Maj 2023, 11:51

‘Ju kapa mat’, Ronaldo publikon foton e Xhonatanit në të njëjtin vend me Diolën

Shkruar nga Pamfleti

‘Ju kapa mat’, Ronaldo publikon foton e Xhonatanit në të

Xhonatan Islami dhe Diola Dosti u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin në “Big Brother VIP2”, duke nxitur aludime se mes tyre mund të lindte diçka.

Por, dalja e shpejtë e Xhonit duket se i la gjërat mes tyre përgjysmë. Pas daljes së Diolës, të dy të pyetur në intervista lidhur me një romancë të mundshme mes tyre, e mohuan këtë gjë.

Mirëpo, së fundmi ka qenë Ronaldo Sharka ai që ka nxitur sërish aludimet rreth tyre. Ai ka publikuar në Instagram dy postimet e fundit të ish-banorëve që duket se kanë qenë mbrëmjen e djeshme në të njëjtin vend.

“Diola në të njëjtin vend me Xhonatanin ee? Po fluturoja me parashutë, ju kapa mat”- shkruan ai teksa deri tani nuk ka marrë asnjë reagim nga asnjëri prej tyre.

Ndoshta ata kanë qenë rastësisht në të njëjtin vend, ndoshta kanë qenë bashkë si dy miq, ose ndoshta mes tyre po lind diçka.

‘Ju kapa mat’, Ronaldo publikon foton e Xhonatanit në të

diola dhe xhonatani mat