TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle24 Prill 2023, 11:33

Dafina Zeqiri nuk e fton në ditëlindje, Labi: Mosmirënjohëse!

Shkruar nga Pamfleti

Dafina Zeqiri nuk e fton në ditëlindje, Labi:

Prezantuesi Labinot Gashi dhe Dafina Zeqiri kishin një miqësi të ngushtë prej vitesh.

Por mesa duket një raport i tillë nuk ekziston më dhe kjo u pa me mungesën e Labit në festën gjigante të ditëlindjes së Dafinës.

Pikërisht atë ditë, Labi bëri një postim në Instagram me fjalën “mosmirënjohje”, duke i bërë ndjekësit të aludojnë se ishte një thumb indirekt për Dafinën.

I pyetur në një intervistë të fundit për ‘Prive’, moderatori i emisionit “1 kafe me Labin” tregoi se postimi nuk ishte rastësi dhe nuk është se i dedikohej vetëm Dafinës, por shumë personave.

“Nuk ishte rastësi, por nuk ishte vetëm për të [Dafinën], por për krejt njerëzit e tjerë. Në fakt, ja ku po e them tani: Nuk ishte vetëm sepse në festë nuk ishte Labi, nuk pashë shumë njerëz që ishin në fillimet e hershme të Dafinës, nuk isha veç unë”, tha ndër të tjerash Labi.

Prezantuesi nga Peja u shpreh se nuk duhet harruar asnjëherë ndihma e dhënë në fillimet e karrierës, gjë të cilën ai nuk e ka kursyer për asnjë artist.

Ndërkohë, edhe vet Labi thotë se është mirënjohës ndaj atyre që i zgjatën dorën që në fillim, në rastin konkret Radio Televisioni 21.

“Po e flas haptazi për shkak se as unë nuk i harroj njerëzit që në fillimet e mia të karrierës më kanë përkrahur”, theksoi Labi.

Por i njëjti e përjashtoi faktin që të ketë ndonjë person nga estrada me të cilin nuk flet, duke thënë se nuk e kursen një përshëndetje as me ata që nuk i ka raportet shumë të mira.

labi dafina zeqiri mosmirenjohje

Lini një Përgjigje