TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle28 Prill 2025, 10:43

“Dashnori i sat*me”, çfarë ndodhi mes këngëtarit të famshëm dhe mamasë së Aurela Gaçes?

Shkruar nga Pamfleti

“Dashnori i sat*me”, çfarë ndodhi mes

“Aurela Gaçe Show” riktheu këngët më të bukura të viteve më parë, të artistëve të njohur, si dhe këngëtarët ikonikë. Pas spektakleve në club, shfaqja u transmetua edhe në ekran.

Një prej të ftuarve ishte këngëtari i njohur Dashnor Diko. Përpara se ai të ngjitej në skenë, Aurela bëri prezantimin për të.

“Kur dilja nga provat, më priste ai… Dashnori. Ai ishte me këmishë të hollë në mes të dimrit, dridhej, herë pas here i thoshim ‘dridhi’, pëlqente muzikën Reggae, ishte më buzë të trasha dhe kaçarrela”, tha ajo duke shkaktuar të qeshura te publiku.

Më pas ajo e pyeti nëse ai vetë kishte hasur ndonjë herë probleme me emrin e tij.

“Se shiko, sa thashë unë Dashnori, këta qeshën”, tha Aurela.

“Shiko do të të them një rast me familjen tënde, me mamanë tënde. Ishte një rast që kishim një koncert pas një jave, dhe marr në telefon familjen e Aurelës, e më del mamaja e saj. I them ‘të lutem desha të komunikoj pak me Aurelën, se kemi një koncert në Fier dhe Vlorë’, më tha ‘po mirë kush je ti që t’i them?’, i thash unë ‘Dashnori jam dhe po e pres këtu’… ‘dashnori i satëme’ më tha dhe ma mbylli telefonin”, rrëfeu mes të tjerash  Dashnor Diko me humor.

 

dashnor diko aurela gace mamaja

Lini një Përgjigje