
Ledion Lico nuk i ka kursyer thumbimet në “Post Big Brother VIP”. Teksa komentonte për rrjedhën e natës, Ledioni hodhi një kunjë të drejtpërdrejtë ndaj Xumit, i cili nuk ishte i pranishëm në show.
“Ai që pinte proteina, do fikte dritat e Big Brother, sonte nuk është, ndaj nuk e di se çfarë mund të ndodhë me ato,” u shpreh Ledioni.
Pas atij komenti, ish-banori i “Big Brother Vip Albania 4”, Xum Allushi ka reaguar me një postim në rrjete sociale
“Unë kam treguar respekt nga i pari tek i fundit. Nëse doni vëmendje nga unë dhe të përmendni biznesin që familja ime ha bukë, ju lumtë. Por të shkelni tek buka e familjes time dhe tek djersa ime, nuk ua toleroj”, shkruan ai.
Në reagimin e tij, Xumi thekson se proteinat që përmenden janë suplemente ushqimore të provuara shkencërisht, të miratuara dhe të certifikuara.
Ai nënvizon gjithashtu, se arritjet e tij janë fryt i djersës dhe sakrificës personale, pa ofenduar apo hedhur kunja për askënd.
Në fund, me një ton ironik, ai shton: “Por s`i i dihet, ndoshta më qëllon dhe mua nusja me lekë në të ardhmen”.

Lini një Përgjigje