TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 7 Prill 2026, 13:53

Dasma në Big Brother VIP Albania 'ndez' dyshime: Miri dhe Arbër Hajdari kapen ‘jashtë kamerave’ (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Dasma në Big Brother VIP Albania 'ndez' dyshime: Miri dhe
Dasma në Big Brother VIP Albania ndez dyshime: Miri dhe Arbër Hajdari kapen ‘jashtë kamerave’

Dasma e Mateos dhe Brikenës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania nuk kaloi vetëm me atmosferë festive, por u shoqërua edhe me polemika dhe dyshime nga publiku.

Mbrëmja mori një tjetër dimension me praninë e opinionistëve Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi, por vëmendja u përqendrua te një moment i diskutueshëm mes Mirit dhe Arbër Hajdarit.

Sipas pamjeve dhe postimeve që po qarkullojnë gjerësisht në rrjet, fansat pretendojnë se dyshja, të cilët kanë pasur përplasje të forta gjatë këtij sezoni, janë parë duke qëndruar në një zonë të shtëpisë që nuk mbulohej plotësisht nga kamerat. Ky detaj ka ngritur pikëpyetje për transparencën e produksionit.

Në videon që po analizohet nga ndjekësit sekuencë pas sekuence, pretendohet se në një moment të caktuar, Arbër Hajdari e ka marrë Mirin dhe janë larguar së bashku drejt një ambienti tjetër, pa u bërë e qartë se ku shkuan dhe çfarë u diskutua mes tyre.

Këto zhvillime kanë ndezur debat në rrjet, me akuza për mungesë transparence dhe ndërhyrje të mundshme në lojë. Megjithatë, e vërteta pritet të sqarohet në Prime-n e radhës të Big Brother VIP Albania, ku pritet një reagim zyrtar nga produksioni.

miri arber hajdari dasma

Lini një Përgjigje