TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 7 Prill 2026, 13:04

U eliminua pasi sakrifikoi për Gresën, Akili reagon pas daljes nga Ferma VIP

Shkruar nga Pamfleti

U eliminua pasi sakrifikoi për Gresën, Akili reagon pas daljes nga

Akili ka reaguar për herë të parë pas eliminimit të papritur nga spektakli Ferma VIP, një dalje që shkaktoi reagime të shumta në publik, sidomos pas sakrificës që ai bëri gjatë lojës për Gresën.

Menjëherë pasi la ambientet e fermës, ish-konkurrenti ndau disa fjalë për eksperiencën e tij, duke bërë një përmbledhje të shkurtër, por mjaft domethënëse të rrugëtimit në këtë format. Ai u ndal veçanërisht te gjendja emocionale dhe presioni që sjell izolimi në një reality show të tillë.

“Eksperienca ishte deri diku e bukur, por edhe e lodhshme dhe stresuese. Izolimi padyshim që bën të vetën. Megjithatë, do ta mbaj mend si një eksperiencë shumë të bukur,” u shpreh Akili.

Ai pranoi se sjellja e tij në disa momente mund të jetë ndikuar nga emocionet e forta dhe atmosfera e krijuar brenda fermës. Sipas tij, kjo ka ndikuar edhe në mënyrën si është perceptuar nga publiku.

“Ndoshta më penalizoi euforia. Ky nuk është Akili në jetën reale,” shtoi ai, duke kërkuar në njëfarë mënyre mirëkuptimin e publikut për reagimet e tij gjatë lojës.

Edhe pse rrugëtimi i tij në Ferma VIP përfundoi më herët se sa pritej, Akili e konsideron këtë eksperiencë si një aventurë të vlefshme, nga e cila ka marrë emocione të forta dhe mësime personale

akili reagim ferma vip

Lini një Përgjigje