Reperi amerikan Offset mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në Florida, pranë një kazinoje në qytetin Hollywood.
Ngjarja ndodhi në zonën e parkimit të Seminole Hard Rock Hotel & Casino. Autoritetet raportuan se të shtënat u regjistruan rreth orës 19:00 dhe se ndërhyrja e policisë stabilizoi shpejt situatën.
Përfaqësues të artistit konfirmuan se ai ndodhet në gjendje të qëndrueshme dhe po trajtohet në spital. Mjekët vlerësojnë se plagët nuk paraqesin rrezik për jetën.
Policia ndaloi dy persona në lidhje me incidentin dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Dëshmitarë në vendngjarje treguan se Offset kishte kontaktuar me fansat pak minuta para të shtënave dhe kishte realizuar fotografi me ta.
Ngjarja rikthen vëmendjen te episodi i vitit 2022, kur Takeoff, ish-anëtar i Migos, humbi jetën pas një sulmi me armë zjarri në SHBA.
Offset njihet si pjesë e skenës hip-hop dhe si ish-anëtar i grupit Migos, si edhe për lidhjen e mëparshme me reperen Cardi B.
Lini një Përgjigje