TAGS-AT E JAVËS

Showbiz16 Prill 2026, 12:18

Djegia e pallatit në Tiranë, reagon ish-konkurentja e ‘Ferma VIP’: Unë dhe familja ime jemi mirë (Fotot)

Shkruar nga Pamfleti

Djegia e pallatit në Tiranë, reagon ish-konkurentja e ‘Ferma

Ish-konkurrentja e “Ferma VIP”, Gloria Meshi, ka reaguar pas zjarrit të fuqishëm që përfshiu një pallat shumëkatësh në Tiranë, ku ajo ka qenë banore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meshi bëri të ditur se ajo dhe familja e saj janë në gjendje të mirë, ndërsa shprehu mirënjohje për interesimin dhe mesazhet e shumta që ka marrë.

“Përshëndetje, faleminderit për çdo mesazh që më keni dërguar për zjarrin e rënë. Unë dhe familja ime jemi mirë, faleminderit Zotit. Për shkak të zjarrit në pallatin dhe shtëpinë time, do të jetë e pamundur që të postoj këto ditë në vazhdim për bashkëpunimet e mia aktive, përveç se çfarë kam gati të bërë para këtyre dy ditëve”, shprehet ajo.

Në një reagim të dytë, Meshi vlerësoi punën e zjarrfikësve dhe policisë, duke theksuar rrezikun me të cilin u përballën gjatë ndërhyrjes në terren.

“Kam parë lajme e komente për zjarrfikës e punonjës policie, por askush s’e di se sa kanë rrezikuar jetën, në çfarëdo kushtesh të këqija pune ishin ata; të gjithë super të sjellshëm e të dhimbshur për të gjithë njerëzit në atë situatë. Faleminderit shumë i madh për të gjithë me radhë. 7 prej tyre u asfiksuan dhe shkuan në urgjencë, të paktën që unë i pashë, dhe shumë prej tyre iu shkri koka, e cila duron deri në 1200 gradë. Zjarri ka qenë shumë i fuqishëm dhe kishte ekstremisht shumë tym. Para se të komentoni, thoni faleminderit që rrezikojnë jetën për një rrogë të qelbur”, u shpreh Meshi.

Ajo nënvizoi gjithashtu se situata ishte e rëndë për shkak të përmasave të zjarrit dhe tymit të dendur që përfshiu ambientet e pallatit.

Djegia e pallatit në Tiranë, reagon ish-konkurentja e ‘FermaDjegia e pallatit në Tiranë, reagon ish-konkurentja e ‘Ferma

 

Lini një Përgjigje