TAGS-AT E JAVËS

Showbiz16 Prill 2026, 08:06

Indri dhe Vanesa kalojnë kufirin e miqësisë, ndodh puthja e parë në “Ferma VIP” (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Indri dhe Vanesa kalojnë kufirin e miqësisë, ndodh puthja e

Një nga çiftet më të komentuara të momentit në “Ferma VIP”, Indri dhe Vanesa, kanë kaluar nga afrimiteti i nënkuptuar në një hap konkret, duke shkëmbyer puthjen e parë në buzë gjatë festës së organizuar në fermë.

Në një video që po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale, dyshja shfaqet duke kaluar momente të afërta nën ritmet e muzikës, të veshur në stil “country” dhe të përfshirë në atmosferën festive së bashku me banorët e tjerë. Gjatë një vallëzimi të afërt, Indri dhe Vanesa afrohen dhe shkëmbejnë një puthje, moment që tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut dhe ndjekësve të formatit.

Ky zhvillim konsiderohet një kthesë në raportin e tyre, veçanërisht pasi vetëm pak ditë më parë Vanesa ishte shprehur e emocionuar në dhomën e “Agait” për afrimitetin me Indrin. Ajo kishte pranuar se po përjetonte një ngarkesë emocionale dhe i kishte kërkuar ndjesë partnerit të saj jashtë formatit, duke lënë të kuptohej se situata për të nuk ishte e lehtë.

Megjithatë, ngjarjet e fundit sugjerojnë se tërheqja mes tyre ka tejkaluar dilemat personale, duke e çuar raportin përtej kufijve të miqësisë.

Mbetet për t’u parë se si kjo romancë e re do të ndikojë në dinamikat e “Ferma VIP” dhe si do të reagojnë banorët e tjerë ndaj këtij çifti të sapoformuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

Lini një Përgjigje