TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle15 Qershor 2025, 11:42

“Do jepja gjithçka për të të pasur”, me kë e ka Heidi Baci?

Shkruar nga Pamfleti

“Do jepja gjithçka për të të pasur”, me

Ish-banorja e Big Brother VIP 3, Heidi Baci, është rikthyer në “Goca dhe Gra”, kësaj radhe me një rrëfim të veçantë. Ajo promovoi librin e saj me poezi, “Liminal”, teksa në një bashkëbisedim me moderatoren Gerta Gixhari, Heidi komentoi një varg në një nga poezitë e saj.

Heidi Baci: Unë shkruaj gjithmonë. Ndahen gjërat në rastin tim. Është një gjë se si unë dua ta bëj jetën. Kam këtë energjinë diellore që dua ta mbaj shumë fort, sepse ashtu të vjen jeta kur buzëqesh. Pastaj koncepti që ke për realitetin, që ai mund të jetë pak më ndryshe.

Gerta Gixhari: Unë doja të shkëpusja këtë frazë: ‘Do sakrifikoja parajsën, sepse do jepja gjithçka për të të pasur, gjithçka për të të dashur’. Është një frazë e fortë që ka domethënie dhe unë do të doja ta zbërtheje.

Heidi Baci: Ajo është një frazë sipas poezisë së Shekspirit, ku flet për një dashuri që është e destinuar të mbarojë, prandaj është Shekspiri, sepse është shumë shekspiriane, është dramë. Do të thotë që një njeri anulon veten, ose ‘vret veten’ konkretisht. Poezia para atij mendimi është që ai personi vret veten, në sensin që do të ngrijë një çast përgjithmonë. Unë jam një person shumë fetar, Zoti është shpesh herë në shkrimet e mia dhe kur ti vret veten, shkon kundra disa parimeve. Kështu që ti sakrifikon parajsën për dikë tjetër.

heidi baci

Lini një Përgjigje