TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle17 Tetor 2024, 10:31

“Do më shohësh kudo”, Arbana Osmani shpalos ambiciet profesionale: Do jem gazetarja më e mirë

Shkruar nga Pamfleti

“Do më shohësh kudo”, Arbana Osmani shpalos ambiciet

Arbana Osmani ishte e ftuar në emisionin ‘Oxygen Show’, në Kosovë.

Në një intervistë për komedianin Besim Dina, ajo ka zbuluar shumë detaje nga jeta profesionale, projektet dhe ambiciet.

E pyetur nëse do jetë pjesë e një programi apo TV gjatë këtij sezoni, Arbana tha:

“Po, do më shohësh në televizion, në telefon, në frigorifer, tek soba kam me të dal, do më shofësh ku të kesh qejf ti”

Më tej, ajo u shpreh se do jetë një nga gazetaret më të mira në Shqipëri.

“Unë mendoj se do jem një nga gazetaret më të mira në këtë vend. Kështu që duhet të kesh besim tek unë se do ia dal se unë e kam me shumë qejf këtë punë.”

Nga informacionet që kemi, Arbana po përgatitet për një podcast të sajin, ku do të ketë të ftuar personazhe të njohur mediatikë dhe thuhet se do t’i hedhë puntatat në kanalin e saj të Youtube.

arbana osmani gazetarja me e mire

Lini një Përgjigje