Showbiz 4 Maj 2023, 11:18

Donaldit nuk ‘i del e keqja’ me Ilirin: Në Patos ishte një fshat balerinësh, kishin votuar të gjithë vjet

Shkruar nga Pamfleti

Donaldit nuk ‘i del e keqja’ me Ilirin: Në Patos ishte një

Mbrëmjen e djeshme, Donald Veshaj ngriti një dolli për katër finalistët e këtij edicioni të “Big Brother VIP”. Ai së bashku me Ilir Shaqirin surprizuan banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, duke qëndruar pak orë me ta.

Pas fjalëve të bukura që u tha 4 finalistëve, Luiz Ejlli e ngacmon dhe i thotë ‘se nëse do e mbante këtë fjalim kur ka qenë konkurrent, mund ta fitonte BB VIP’.

Por aktori i njohur i kthehet se ai “nuk kishte llogaritur përpara se të futej në BB VIP, se në Shqipëri ka shumë komunitet balerinësh”.

Donaldi: Nuk kisha llogaritur këtë përpara se të futesha...

Luizi: Që?

Donaldoi: Shqipëria ka shumë komunitet balerinësh dhe nuk e dija që do të votonin

Iliri: Balerinësh dhe llafollogësh

Donaldi: Balerinë nuk e dija. Për shembull, në Patos ishte një si tip fshati që ishin balerinë dhe ata kishin votuar shumë

Luizi: Jam i bindur se balerinët e zotë mbaruan vitin e kaluar, se këtë vit nuk ka ardhur asnjë. 

donaldi iliri kunja patos